Kylie Jenner është miliardere, por nëna e saj sërish shqetësohet për shpenzimet e saj. Sipas “Page Six”, Kris Jenner-it nuk i pëlqen që e bija shpenzon shumë para.
Por për çfarë shpenzon Kylie? Sipas raportimeve, 24-vjeçarja harxhon 300 mijë dollarë në muaj për veshje, 5 milion dollar në vit për mirëmbajtjen e avionit të saj privat, 300 mijë deri në 400 mijë në muaj për sigurimin dhe shumë të tjera për vilat e saj. Kylie ndërkaq ka investuar 80 milion dollar në vilat e saj në disa vende të ndryshme.
Sjellim në vëmendje se miliarderja dhe reperi i njohur Travis Scott mund të jenë fejuar dhe po mendojnë të martohen së shpejti. Lajmet se çifti po ndahet duket se janë shuar, teksa tani rrjeti po ndizet me lajme dasme. Sipas fansave të dyshes, fustani që Kylie veshi në “Met Gala” nuk do të jetë i vetmi fustan nusërie për të këtë vit.
Fansat mendojnë se Kylie Jenner bëri një festë beqarie këtë javë. Të mërkurën, më 20 korrik, Kim Kardashian postoi një video në ‘storyn’ e saj në Instagram, të cilën Jenner e ndau edhe në TikTok. Motrat u panë për darkë dhe pije me dy miqtë më të mirë të Khloe Kardashian dhe Jenner, Stas Karanikolaou dhe Yris Palmer.
Rikujtojmë se versioni i ri i Instagramit, që ngjan si Tiktok nuk është pritur dhe aq mirë nga përdoruesit e këtij rrjeti social. Shumë janë ankuar se aplikacioni tani ka më shumë reels dhe më pak angazhim në postime. Kylie Jenner publikoi së fundmi një postim të një përdoruesi tjetër duke dëshiruar ditët e mira të vjetra të Instagramit si një aplikacion për ndarjen e fotove.
Top Channel