Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Mike Tyson, është filmuar së fundmi teksa po ecte me bastun jashtë një hoteli në Nju Jork, gjë që ngjalli shqetësim tek fansat e tij duke pasur parasysh se pak ditë më parë ai përmendi se “data e tij e skadencës” ishte afër.

Me rastin e një vizite në qytetin e Bronx-it, Tyson u kap nga kamerat e “TMZ” teksa po ecte nga makina e tij në hyrje të hotelit dhe kur ata pyetën burime të afërta për bastunin e përdorur nga ish-boksieri, ata siguruan se ai thjesht po merrej me problemet e moshës 56-vjeçare.

Burimet zbuluan se:

“Ai po përballet me një atak shiatik, asgjë serioze. Thjesht një rrezik profesional për një kampion bote si Majk”.


Top Albania Radio shkruan se ajo që alarmoi fansat e Tyson ishte se fotot erdhën vetëm disa ditë pas deklaratave të tij në podcastin ‘Hotboxin’ ku ai pretendonte se kishte një “datë skadence”. Tyson tha se:

“Ne të gjithë do të vdesim një ditë, sigurisht. Kështu, kur shikoj në pasqyrë, shoh ato pika të vogla në fytyrën time dhe shkoj “Uau! Kjo tregon se data ime e skadencës po vjen”.

Mike Tyson fitoi miliona dollarë në karrierën e tij sportive, por në një moment të jetës së tij falimentoi për shkak të keqmenaxhimit të parave dhe për shkak të shpërdorimit të tyre, siç tha vetë. Tyson filloi karrierën e tij profesioniste në boks më 6 mars 1985 dhe luftoi për herë të fundit në vitin 2005.

Ai gjeneroi pasuri të madhe, shumë flasin për më shumë se 400 milionë dollarë, por ai gjithashtu u largua pa asgjë dhe ai vetë zbuloi se çfarë ndodhi me ato para.

Në deklaratat për podcastin “The Pivot” dhe që u mor nga faqja e specializuar “Izquierdazo”, Iron Mike tha se gjëja e fundit që i kishte mbetur ishte të paguante për rehabilitimin e tij kundër varësive, kur ai po kalonte një nga momentet më të këqija të jetës së tij.

Top Channel