LDK: Do rrëzojmë Kurtin/ Shefi i grupit thotë se ka siguruar votat e 8 deputetëve të Vetëvendosjes
28/07/2022 19:43
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka deklaruar se tetë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje do i bashkohen partisë së tij.
Kështu, Lidhja Demokratike e Kosovës synon që të rrëzojë edhe Qeverinë e Kurtit.
Deklarimet e Gashit nuk i ka komentuar të enjten partia e tij, ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje mohon se ekziston një mundësi e tillë.
Kusari Lila mohon edhe mundësinë e largimit të deputetëve të listës ‘Guxo’, një pjesë e të cilëve ishin larguar nga LDK bashkë me Vjosa Osmanin.
Qeveria Kurti 2 është votuar në mars të vitit të kaluar me 67 vota pro, përfshirë edhe ato të deputetëve të komuniteteve jo serbe.
Top Channel