Aeroporti i Stambollit renditet i pari mes atyre europianë, me rreth 5.9 milion pasagjerë në qershor.
Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve në Europë publikoi raportin për trafikun ajror për tremujorin e dytë të vitit. Në të Stambollit, në qershor numri i pasagjerëve u rrit në 115.4 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Top Albania Radio shkruan se sipas të dhënave të fundit, qarkullimi i pasagjerëve në aeroportet e Europës u rrit me 247 për qind në 6-mujorin e parë të vitit 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërsa Aeroporti i Stambollit u rendit i pari mes atyre europiane, me rreth 5.9 milion pasagjerë në qershor, më pas vijojnë aeroportet në Londër, Paris, Amsterdam, Frankfurt, Madrid e Barcelonë.
Ndërkohë, kjo po cilësohet “verë e zezë” për udhëtimet ajrore të pushimeve që priteshin me padurim, pas dy vitesh kufizime të forta nga pandemia COVID-19.
Në Europë, nga Spanja në Portugali, nga Britania e Madhe në Gjermani, duke kaluar pjesërisht në Itali, situata në aeroporte është “e nxehtë”, ashtu si dhe moti.
Në Londër, aeroporti Heathrow është në prag të kolapsit, nxitur edhe nga mungesa e personelit, pas shkurtimeve të lidhura me pandeminë. Rezultati: nga mesi i korrikut, pothuajse 16 mijë fluturime të anuluara edhe për gushtin, rreth 2% e totalit.
Heathrow iu kërkoi linjave ajrore të ndalojnë shitjen e biletave për verën, duke shkaktuar reagimin e kompanive globale si “Emirates” dhe “Delta”.
Deri më 11 shtator, britanikët vendosën kufirin maksimal ditor prej 100 mijë pasagjerësh, kundrejt një trafiku që verën para pandemisë kalonte mbi 22 milion, çka e bërë aeroportin e Londrës të mbante vendin e parë për numrin e udhëtarëve.
Heathrow nuk është i vetëm në këtë vendim të paprecedentë, që vjen pas atij të muajit prill nga aeroporti i Amsterdamit “Schipol”. Kompania që e administron iu kërkoi kompanive ajrore të anulonin fluturimet e të mos pranonin prenotime të reja. Shkaku? Problemet me personelin.
Top Channel