​Deputeti i PDK-së akuzohet për gjuhë fyese ndaj grave në Kuvendin e Kosovës

28/07/2022 16:07

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha u akuzua se përdori gjuhë fyese ndaj grave në seancën e sotme të Kuvendit.

Në fjalimin e tij për marrëveshjen me MCC-në, ai përmendi një pikë të saj, ku theksohet nevoja për punësim të grave në sektorin e energjisë.

Ai duke ironizuar tha se do Zoti që ndonjëri “e ka gruan shumë burrë të fortë” atje edhe gjejnë shpëtim.

“Duhet uruar Kosovën për këtë arritje edhe juve Qeverisë për fasadimin që po i bëni duke planifikuar t’i punësoni edhe gratë në fushën e energjisë. Do Zoti që ndonjëri që e ka gruan shumë burrë të fortë atje edhe gjen shpëtim”, ka thënë Berisha në Kuvend.

Atij i reagoi deputetja e LVV-së, Shqipe Isufi, e cila kërkoi të dijë se çfarë nënkupton kjo.

“Desha ta bëj një reagim të shkurtër lidhur me fjalën e deputetit të PDK-së, Hisen Berisha. E citoj një pjesë kur thotë ‘dikush që e ka gruan shumë burrë të fortë’, a ka mundësi të na tregojë çfarë do të thotë kjo”, ka thënë Isufi.

Në debat u përfshi edhe kryetari i Kuvendit, i cili kërkoi që mos të përdoren fjalë ose terme diskriminuese, fyese dhe ofenduese.

“Nuk e paskam dëgjuar këtë pjesë të cilës iu referuara deputetja Jusufi. Ju lutem edhe një herë të nderuar deputetë ta mbajmë fjalorin parlamentar. Të mos lëshohemi në përdorimin e terminologjisë që është diskriminuese, fyese, ofenduese”, ka thënë Konjufca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA