29/12 15:12
Blogeren Sara Hoxha shumë shpejt do e shohim në ekranin e Top Channel.
Lajmin e konfirmoi vetë Sara në një intervistë ekskluzive për “Goca dhe Gra”.
Sara tha se ende nuk është e sigurt, por është në diskutime për një projekt. Blogerja tha se nëse projekti do të bëhet, do të jetë diçka e lezetshme, por jo Big Brother.
“Jemi në diskutime për një projekt dhe ka mundësi të bëhemi shumë shpejt komshie por nuk është shumë e sigurt. Nuk kam akoma informacione të të jap, por nëse do bëhet, do jetë diçka e këndshme. Jo Big Brother se nuk e lë dot vetëm Poem tre muaj. Nuk i dihet akoma…”, tha Sara në intervistë.
Top Channel