Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar Blogerja Sara Hoxha në një intervistë ekskluzive për “Goca dhe Gra” zbuloi një detaj nga ditëlindja e saj, ku Ledri i bëri një rreng.
Në momentin e fryrjes së qirinjve ai hedh tortën në tokë duke u siguruar që të prishë ditëlindjen.
Ajo u shpreh se e kuptoi që ishte një rreng sepse nuk ishte torta që ajo kishte porositur.
“Unë tek vlogu e kam thënë që e bëri kastile, se s‘ua t’ja prish surprizën, unë e kuptova që nuk ishte torta që kisha porositur për ditëlindje, në momentin që hodhi u shokova, por e kapa shumë shpejt filmin, kurse pranku që unë i bëra Ledrit ishte i rëndë, ai u mërzit shumë. Kështu që shpresoj që të mos ma kthejë”, tha Sara.
Kujtojmë se Ledri dhe Sara janë shumë aktivë në rrjetet sociale, ndërsa postojnë shumë nga përditshmëria e tyre.
Top Channel