Blogerja Sara Hoxha në një intervistë ekskluzive për “Goca dhe Gra” zbuloi një detaj nga ditëlindja e saj, ku Ledri i bëri një rreng.

Në momentin e fryrjes së qirinjve ai hedh tortën në tokë duke u siguruar që të prishë ditëlindjen.

Ajo u shpreh se e kuptoi që ishte një rreng sepse nuk ishte torta që ajo kishte porositur.

“Unë tek vlogu e kam thënë që e bëri kastile, se s‘ua t’ja prish surprizën, unë e kuptova që nuk ishte torta që kisha porositur për ditëlindje, në momentin që hodhi u shokova, por e kapa shumë shpejt filmin, kurse pranku që unë i bëra Ledrit ishte i rëndë,  ai u mërzit shumë. Kështu që shpresoj që të mos ma kthejë”, tha Sara.

Kujtojmë se Ledri dhe Sara janë shumë aktivë në rrjetet sociale, ndërsa postojnë shumë nga përditshmëria e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA