E prekur, Sara Hoxha flet për mëmësinë: Ma bënë të tmerrshme, vuajta pas lindjes

27/07/2022 22:06

Blogerja Sara Hoxha është nënë e një vajze të bukur të quajtur Poem Blu, për të cilën ka folur sonte në një intervistë ekskluzive për “Goca dhe Gra”.

Sara tregoi se ajo mendonte se gjithçka ishte e vështirë, por i rezultoi ndryshe. Blogerja tregoi se mamaja e Ledrit ka qenë një ndihmë e madhe për të por sidoqoftë, pas lindjes pati shumë vështirësi.

Unë kam shumë ndihmë. Mami i Ledrit është kryesorja. Nuk janë të gjithë në këtë situatë prandaj nuk mund të them bëni sa më shumë fëmijë. Nuk është aq e vështirë. Mua ma kanë bërë më të tmerrshme, nuk do bësh më gjumë, nuk do bësh më këtë, nuk do bësh më atë. Për mua nuk ka qenë ashtu. Kam vuajtur pak me pjesën pas lindjes. Mendoja se isha e informuar, por jo. Pas lindjes unë flisja vetëm me nëna, nuk flisja më me shoqet që nuk janë nëna. Kisha nevoja për dikë që të më thoshte do të kalojë. Është gjëja më e bukur që mund të ndjejë një person. Unë mezi pres të iki në shtëpi ta takoj. Më merr shumë shpejt malli”, tha Sara në intervistën për “Goca dhe Gra”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA