I dashuri i Kim Kardashian-it, komediani i njohur Pete Davidson, është parë së fundmi duke përqafuar një grua misterioze në xhirimet e tij në Australi.

E gjithë kjo vjen pasi disa fansa besojnë se Kim po kthehet me Kanye West. Ylli i emisionit “Saturday Night Live”, Pete, u fotografua në xhirimet e filmit të tij të ri “Wizards” me një grua të panjohur teksa po përqafoheshin dhe dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Kim është e ngarkuar me karrierën e saj, fëmijët dhe familjen. Ajo nuk ka hapësirë për t’u ‘përfshirë’ në jetën e dikujt tjetër. 

Burimi shtoi se Kim nuk e ka parë Pete Davdison prej më shumë se një muaji, sepse ky i fundit ndodhet në Australi. Së fundmi, një kamerier ka zbuluar porosinë e yllit televiziv Kim Kardashian dhe partnerit të saj, Pete Davidson, të cilët kishin dalë për darkë në një restorant italian, në Australi. Punonjësi i restorantit Piccolo Cucina publikoi në rrjetet sociale faturën e 41-vjeçares, për të cilën tha se la edhe një bakshish të majmë./TopAlbania Radio

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA