Një futbollist amator 18-vjeçar nga Kenia dëshiron që Ronaldo, Messi dhe Neymar të ulin topin për një moment dhe të marrin një lopatë për të luftuar shpyllëzimin.
Kur Lesein Mutunkei shënon një gol mbjell 11 pemë, duke përfaqësuar çdo lojtar në ekipin e tij.
“Futbolli është një lojë universale dhe ndryshimi i klimës është një problem universal. [Ai] ka fuqinë për të lidhur, angazhuar, edukuar dhe frymëzuar brezin tim për të krijuar një të ardhme më të sigurt dhe më të gjelbër “, tha Mutunkei.
Pas këtij gjesti të vazhdueshëm, ai dëshiron që FIFA të përdorë audiencën e saj prej miliardash për të marrë ndikim global.
Në një email të fundit për CNN në lidhje me Mutunkei, një përfaqësues i FIFA-s komentoi:
“Ky dhe projekte të tjera të ngjashme të udhëhequra nga të rinjtë dhe mbrojtësit e klimës në mbarë botën nuk janë vetëm të lavdërueshme, por edhe të nevojshme”.
Mutunkei së bashku me moshatarët e tij dinë se si ta përdorin fitoren dhe gëzimin në futboll, për të mirën e vendit ku jetojnë.
18-vjeçari tregoi se ka dërguar email dhe mesazhe në mediat sociale FIFA-s dhe nuk ka marrë ende një përgjigje drejtpërdrejtë, ndërsa disa emra të mëdhenj në botën e futbollit tashmë e kanë pranuar përpjekjet e tij.
Pasi mësoi për të në një seri dokumentare mjedisore, Klubi i Futbollit Arsenal i dërgoi atij një fanellë me autograf.
Këto mirënjohje e sjellin Mutunkei një hap më afër botës së tij të ëndrrave, ku ekipet e futbollit e krahasojnë suksesin e tyre me madhësinë e pyjeve që kanë mbjellë.
Top Channel