Maluma është një prej këngëtarëve më “IN” të momentit. Ai ka nisur turin në Evropë “Tour World Papi Juancho” dhe në Spanjë i ka ndodhur një situatë e papritur.
Dy fanse kanë nisur të zihen me njëra-tjetrën dhe çfarë bëri Maluma? I përzuri të dyja.
“Prisni… Shiko, nuk e kam idenë se si quheni, por ata që krijojnë zënka duhet të largohen nga koncerti im. “bye, bye, bye. Dilni jashtë! Këtu kemi vetëm energji pozitive”,-ka thënë artisti dhe ka nisur më pas sërish të këndojë.
Rikujtojmë se ylli kolumbian ishte në muajin mars në Shqipëri teksa mbajti koncertin e tij në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë, ku dha një super performancë për të gjithë publikun. V
etë Maluma postoi disa video gjatë performancës në llogarinë e tij në Instagram. Artisti këndoi disa nga hitet e tij më të njohura, si “Felices los 4”, “Corazon”, “No soy malo”, “11 PM” e shumë të tjera.
Gjatë koncertit të tij, Maluma nuk harroi të përmendte dhe disa fjalë për eksperiencën e tij këtu në Tiranë.
Ndërkaq, vlen të theksojmë se kolumbiani së fundmi zbuloi edhe arsyet se pse mori pjesë në filmin artistik ‘Marry Me’.
Artisti luan së bashku me divën e muzikës pop Jennifer Lopez dhe Owen Wilson. Ndërsa bisedonte me Nischelle Turner të ‘ET’, Maluma tregoi pse ‘Marry Me’ ishte filmi i parë i përsosur./ Top Albania Radio
Top Channel