Ky është viti i pestë që qendrat komunitare ofrojnë kampe verore për fëmijët që vijnë nga familje në nevojë, duke iu dhënë mundësinë që të kalojnë një verë argëtuese por të mbushur edhe me aktivitete edukuese.

“Bashkia e Tiranës organizon kampe prej 5 vitesh nëpërmjet qendrave komuniare, për fëmijë nga familje në nevojë, me probleme sociale dhe ekonomike. Kampi ka filluar që pasi mbaroi shkolla, ka mori aktivitetesh me karakter social edukues dhe argëtues. Nuk kanë mundësi të shkojnë në kampe private, qendrat komunitare e ofrojnë këtë mundësi”, tha Egla, nga Qendra Komunitare Kombinat.

Ditët në kampin veror fëmijët i kanë kaluar duke shuar në pishina apo duke zhvilluar ekskursione në natyrë.

“Këtë vit, zgjodhëm aktivitete argëtuese me bazë edukimi, eksplorojmë vende të ndryshme, pishina. Ishin në Bovillë, Shëngjergj, paintball, hipizëm, aktivitete në fermë, gara me makina. Gjithëpërfshirja ka qenë në fokus gjithë këtë vit. Kanë marrë pjesë mbi 70 fëmijë”, shtoi më tej ajo.

Gjatë këtyre aktiviteteve fëmijët kanë krijuar edhe shoqëri të reja.

“U kënaqëm, zumë shokë edhe shoqe të reja, pjesa më e preferuar ishte pishinat”.

Edhe gjatë muajit gusht do të ketë aktivitete ditore për fëmijët, në mënyrë që ditët e pushimeve t’i kalojnë duke u argëtuar, para se të nisi shkolla në shtator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA