Jennifer Lopez vendosi të uronte veten me një video dhe disa foto nudo për 53-vjetorin e saj të lindjes.

Ajo shpërndau një video për 219 milionë ndjekësit e saj, ku ishte krejtësisht e zhveshur.

Teksa promovonte produktin më të fundit të JLo Beauty, një balsam për të pasmet me çmim rreth 63 euro, superylli botëror pozoi krejtësisht nudo, duke treguar trupin e saj të tonifikuar.

“Ne i kushtojmë gjithë këtë kujdes dhe vëmendje lëkurës së fytyrës, por ndonjëherë e neglizhojmë trupin. Ishte e rëndësishme për mua të krijoja një rutinë për kujdesin e lëkurës për trupin për të adresuar nevojat e tij specifike dhe unike, dhe filluam me të pasmet!”, shkroi ajo krahas filmimeve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Ajo vazhdoi ndër të tjera: “Sot është ditëlindja ime dhe unë po ju dhuroj një lançim speciale të balsamit të të pasmeve”.

“Fuqia e JLo Beauty, tani në shitje”, tha ajo duke buzëqeshur në postimin e saj të fundit, i cili ka fituar më shumë se 836 mijë pëlqime në 14 orë.

Artistja është nënë e dy fëmijëve, ndërsa para disa ditësh vendosi të zzyrtarizojë dashurinë e saj me Ben Affleck.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA