Ka një larmi të madhe liqenesh të bukura në Europë, duke filluar nga liqenet në zona me reliev të thyer, me natyrë të egër, të ngjashme me fjordet, të cilat ndodhen në Skocinë veriore, e deri te liqenet piktoreske të formuara nga ujëvarat në Bosnje-Hercegovinë; nga liqenet akull të ftohtë në zonat malore, deri te hapësirat e pafundme dhe të sheshta me ujë, të rrethuara nga pyjet e dendura.

Megjithatë, po të pyesni shumicën e udhëtarëve në Europë, Liqeni Garda në Itali, Liqeni i Gjenevës midis Francës dhe Zvicrës, dhe Liqeni Bled në Slloveni duket se janë më të njohurit dhe më të vizituarit.

Top Albania Radio shkruan se këtu mund të gjeni një koleksion të liqeneve që nuk janë aq të njohur, por janë po aq të bukur, të larmishëm dhe ku ia vlen të qëndrosh më gjatë për arsye të ndryshme. Ka disa emra që do t’i njihni menjëherë, por që mund të mos i keni konsideruar si destinacione të vlefshme për t’u vizituar, ndërsa të tjerat mund të jenë krejtësisht të reja për ju.

1. Liqeni i Zurich/Zvicër

Le të fillojmë me një liqen për të cilin me siguri do të keni dëgjuar. Liqeni i Zurich, i cili shtrihet nga Zurich rreth 25 milje në peisazhin me gjerësi afërsisht 2 milje. Ky liqen gjarpëron nëpër disa prej pasurive, fshatrave dhe ishujve më të shtrenjtë në botë. Liqeni i Zurich eksplorohet më së miri me varkë.

2. Lac Inférieur/Paris

Duke dale jashtë qendrës së Parisit dhe përtej Peripherique, ndodhet një fshat i vogël, një nga dy “mushkëritë” e Parisit, Bois de Boulogne. Ky pyll i madh, një park i natyrës, është pjesë e qarkut të 16-të të Parisit dhe ofron një qetësi të mrekullueshme nga qyteti, me shtigjet e tij të shumta për ecje.

3. Liqeni i Konstancës/Gjermani

Liqeni i Konstancës, ose Bodensee siç quhet në gjermanisht, është shumë i njohur për gjermanët, por vizitorët e huaj priren ta anashkalojnë atë për të vizituar liqene më të njohura si Liqeni Starnberg ose Chiemsee. Sidoqoftë, Liqeni i Konstancës ka kaq shumë për të ofruar, si për shembull noti i shkëlqyer dhe sportet ujore, si dhe është mjaftueshëm i madh për të pasur një eksperiencë të bukur duke lundruar me varkë.

4. Mondsee/Austri

Ky është një ndër ato vende të Austrisë që janë të mbushura me liqene alpine të pastër kristal, ku secili është më i bukur se tjetri. Një ndër më të bukurit është Mondsee, ose “Liqeni i Hënës”, 17 milje nga qyteti i mrekullueshëm i Salzburgut. Uji i liqenit shkëlqen në dritën e diellit, i pastër si kristal, sikur sapo është derdhur nga një shishe uji mineral. I ushqyer nga përrenjtë që vijnë nga malet alpine përreth me borë, uji është aq i freskët, sa duket sikur ka ngrirë.

5. Liqeni i Komos/Itali

Nëse liqeni i Komos është mjaftueshëm i bukur për George Clooney, atëherë nuk do të pendoheshit po të vizitonit këtë liqen të Italisë veriore. Shpesh njerëzit shkojnë në liqenin Garda, më i madhi nga liqenet e Italisë veriore, ose në liqenin Maggiore me hotelin me famë botërore Eden Roc, por liqeni i Komos është thjesht i mrekullueshëm dhe nëse mund të përballoni një vilë në Itali, do të ishte mirë që të konsideronit një nga vilat mbresëlënëse që janë ndërtuar në fshatrat e vegjël pranë këtij liqeni.

6. Liqenet e Plitvicës/Kroaci

Ky është një vend i mrekullive natyrore, si askund tjetër. Parku Kombëtar i Plitvicës, më i madhi dhe më i vjetri në Kroaci, është i mbushur plot me liqene dhe ujëvara. Duke mbuluar rreth 30,000 hektarë, ky park kombëtar nuk është vetëm plot me bukuri natyrore, nga pyjet dhe formacionet shkëmbore te lumenjtë, përrenjtë, liqenet dhe ujëvarat, por është gjithashtu shtëpia e arinjve të egër, ujqërve dhe llojeve të tjera të panumërta të florës dhe faunës, që e bëjnë atë një perlë të natyrës.

7. Lake District/Angli

Të zgjedhësh më të bukurin mes 16 liqeneve akullnajore që përbëjnë Lake District në Cumbria, në Anglinë Veriperëndimore, është një mision shumë i vështirë. Ky rajon, i cili përfshin 912 milje katrorë, është i njohur për fshatrat e tij të çuditshëm, si Ambleside, Keswick, Kendal ose Hawkshead. Për poetin William Wordsworth, i cili i ka përshkruar në mënyrë shumë entuziaste dhe poetike natyrën e qetë dhe pamjet që shijonte gjatë shëtitjeve të tij, kjo është një nga zonat më të mira të Anglisë për t’u eksploruar në këmbë dhe e gjithë kjo për shkak të një mjedisi natyror mahnitës të mbushur me liqene jashtëzakonisht të bukura.

8. Loch Awe/Skoci

Ka mbi 30,000 liqene të pabesueshme për t’u zbuluar në Malësitë Skoceze, për një prej të cilave të gjithë kanë dëgjuar, Loch Ness. Këto gjire detare të mbyllura mund të duken si liqene dhe disa prej tyre janë pothuajse të rrethuar plotësisht nga toka, por në fakt ato janë pjesë të detit, fjorde, që shtrihen në brendësi të tokës dhe sa më në brendësi të saj që ndodhen, aq më të ëmbla bëhen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA