Gjyqi për vrasjen e kryekomisarit/ Vazhdon i bllokuar procesi ndaj vrasësve të Artan Cukut! Dy autorët, në burg në Greqi

26/07/2022 19:42

Gjykata e kryeqytetit nuk e zhbllokoi as në këtë seancë procesin ndaj Bledar Jambellit dhe Kristaq Lecit, nën akuzë për vrasjen e kryekomisar Artan Cuku.

Procesi u shty për në 14 shtator, por gjykata nuk arriti të vendosë nëse ndërkohë do t’i njoftojë apo jo autoritetet greke që i kanë në burg të dy të dyshuarit.

Shkak për zvarritjen e procesit u bë mungesa e avokatëve, që ashtu si mungesa e dy të akuzuarve për atentatin ndaj oficerit të policisë e kanë futur gjykimin në ngërç, meqenëse policia shqiptare nuk po realizonte njoftimin e Jambellit dhe Lecit. Por tani që të dy ata u arrestuan dhe gjenden në qeli, drejtësia duhet t’i vendosë në dijeni për të bërë të mundur çeljen e gjykimit për atentatin që Jambelli porositi dhe e realizoi në 2017 me ndihmën e Lecit dhe Mikel Shallarit.

Vrasja e oficerit u kategorizua si vrasje për shkak të detyrës, megjithëse nga 2017, drejtësia ka dështuar jo vetëm të ketë përballe Jambellin që u hakmorr mbasi ish-zyrtari i policisë së Vlorës e kishte arrestuar, por edhe që të gjejë një shteg juridik për ta ekstraduar.

Mikel Shallari u zbulua përmes ADN, por ai është i vetmi që është dënuar deri më tani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA