Çifti i sapomartuar, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez po shijojnë muajin e mjaltit në Paris, ndërsa nuk mungojnë fotot e kapura nga paparacët.

Mes fotove të publikuara nga pushimet e tyre në qytetin e dashurisë, një moment ku Affleck shfaqet duke u përlotur dhe Jennifer Lopez duke e ngushëlluar, ka bërë xhiron e rrjetit

Aktori duket se është emocionuar dhe përlotur, ndërsa është e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërtimin e tij.

Por, një gjë e është e sigurt, çfarëdo që të ndodhte ai kishte një shpatull për t’u mbështetur… JLo, e cila e përqafoi dhe e puthi në fytyrë.

Çifti u kurorëzua me martesës në një ceremoni me një rreth të ngushtë në Las Vegas fundjavën e kaluar. Pak ditë më vonë, ata udhëtuan drejt Parisit të shoqëruar nga dy vajzat e aktorit, Violet dhe Serafina, si dhe nga vajza e Lopez, Em.

 

FOTO GALERI
1/7

Top Channel