Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur pak më parë në lagjen numër 13 në qytetin e Durrësit.

Aksidenti ka ndodhur në orën 18:55, ku 20-vjeçari S.B., duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar V. A., 76 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel