Osmani dhe Kurti udhëtojnë në ShBA, marrin pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-n
25/07/2022 10:37
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu dhe kryeministri, Albin Kurti, kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ata do të qëndrojnë në Uashington D.C. për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës, sipas Kosovapress.
Bëhet e ditur se gjatë qëndrimit në Uashington, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti do të zhvillojnë edhe takime të tjera bilaterale.
Top Channel