Ajo është padyshim një nga këngëtaret me të suksesshme shqiptare e cila po korr një sukses të jashtëzakonshëm në Greqi. Pak ditë më parë Eleni Foureira u detyrua të anulonte një koncert në Qipro për shkak të disa problemeve shëndetësore.
Padiskutim që ky lajm shqetësoi dhe merakosi fansat e artistes bukuroshe dhe kishte mes tyre që aludonin se 35-vjeçarja mund të ishte në një pritje të ëmbël.
Mesa duket këto thashetheme kanë rënë në vesh të këngëtares e cila ka zgjedhur të shuajë zërat dhe të përgjigjet duke postuar disa foto ku duket super seksi në rrjetin e saj social Instagram. Eleni shquhet për format e saj perfekte trupore dhe nuk kishte si të mos “godiste” as këtë radhë. Duke pozuar nga resorti super luksoz, Eleni ka shkruar: Duke shijuar pamjen.
Pra disa muajsh bukuroshja më në fund bëri publike lidhjen e saj me biznesmenin dhe futbollistin spanjoll Alberto Botia. Në një spektakël në Greqi u bë e ditur se Botia i ka propozuar për martesë artistes me origjinë shqiptare. Eleni dhe Alberto thuhet se janë me njëri-tjetrin që nga viti 2016 por ata asnjëherë nuk e kanë bërë publike romancën e tyre. Gazetarja greke, Marena Kardigiannopoulou, u shpreh se Foureira e ka pranuar propozimin për martesë të bërë nga partneri i saj.
Top Channel