Kundërshtim kundër mbajtjes së “Sunny Hill” në Parkun e Gërmisë

25/07/2022 10:04

Grupi “Qytetarë aktiv” me një aksion ka kundërshtuar lejën që festivali “Sunny Hill” të mbahet në parkun e Gërmisë.

“Ata janë shprehur se institucionet qëllimisht po e “vrasin” natyrën. “Organizimi i festivalit “Sunny Hill” është ofendim i rëndë për qytetarët e Prishtinës pasi që Komuna e Prishtinës dhe institucionet e tjera të mandatuara, nuk bëjnë pothuajse asgjë për mirëmbajtjen dhe ruajtjen përmbajtësore të parkut të Gërmisë dhe tani po e vendosin edhe “qërshinë mbi torte” duke degraduar qëllimisht natyrën dhe larminë biologjike. Qëllimisht dhe institucionalisht po vritet natyra!”, thuhet në njoftimin e grupit.

“Qytetarë aktiv” janë ankuar edhe për ndotjen akustike dhe dëmin që ju shkaktohet kafshëve që habitat kanë parkun e Gërmisë.

Kështu kanë kërkuar nga Ministria e Mjedisit e Komuna e Prishtinës të reflektojnë karshi këtij dëmi siç thonë ata.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA