Grupi nga Ukraina u shpall fitues, por Eurovision 2023 do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar

25/07/2022 14:22

Festivali i Këngës, Eurovision, do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar vitin e ardhshëm.

Organizatorët e festivalit kanë vendosur që ai të mos mbahet në shtetin fitues, Ukrainë, për shkak të pushtimit rus që ende po vazhdon.

Mbretëria e Bashkuara doli në vendin e dytë në Eurovisionin e këtij viti, prandaj organizatori i festivalit nisi bisedimet për mbajtjen e festivalit të ri në këtë shtet.

Ende nuk dihet se në cilin qytet do të mbahet Eurovisioni, por Glasgo dhe Mançester kanë shprehur interesim. Mbretëria e Bashkuar ka një sërë sallash adekuate për mbajtjen e Eurovisionit më 2023, por ka edhe hapësira akomoduese dhe lidhje të mira të transportit ndërkombëtar.

Po ashtu, në garë për të qenë nikoqir të Eurovisionit mund të jenë edhe qytete të tjera, përfshirë Lids, Liverpul, Njukesëll, Birmingam, Aberdin, Londër, Brajton, Belfast dhe Kardif.

Qytetet që duan të jenë nikoqir i festivalit duhet të dëshmojnë se kanë infrastrukturën e duhur për t’u mbajtur Eurovisioni.

Në Eurovisionin që u mbajt në maj të këtij viti, fitues u zgjodh bendi nga Ukraina, Kalush Orchestra, ndërkaq Sam Ryder nga Mbretëria e Bashkuar doli në vendin e dytë./rel

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA