Rrezikoi pushuesit duke kryer manovra me “Jet ski”, 25-vjeçari pa dokumente gjobitet dhe i bllokohet mjeti

24/07/2022 18:32

Një i ri 25-vjeçar është ndaluar nga policia Kufitare e Durrësit, pasi po kryente manovra të rrezikshme me “Jet ski” në zonën e ndaluar për mjetet lundruese në plazh.

Gjatë kontrollit, u konstatua se drejtuesi, shtetasi E. T., 25 vjeç, banues në Durrës, nuk kishte dokumente për mjetin lundrues. Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi me masë administrative në vlerën 10.000 lekë të rinj, shtetasin E. T.

Gjatë kësaj jave, në të gjithë zonën bregdetare, janë zhvilluar kontrolle të hërëpashershme për mjetet lundruese dhe për zbatimin e detyrimeve për të mos lundruar në zonat e mbrojtura me bova.

Si rezultat i kontrolleve, nga Ksamili në Velipojë, janë verifikuar 31 mjete lundruese, kryesisht “Jet ski” dhe skafe, për dokumentacionin që duhet të kenë, si dhe për t’u bërë me dije sanksionet, drejtuesve të tyre, në rast shkeljeje të perimetrit të sigurisë së pushuesve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA