Përgjatë vitit 2022 Tirana mban titullin si Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe që prej muajit janar janë zhvilluar mbi 550 aktivitete që kanë në fokus fuqizimin dhe nxitjen e pjesëmarrjes së të rinjve në fusha të ndryshme.
“Është përtej aktiviteteve sepse ka shume përfitime, është njohja, network, punësimi. Mbi 550 aktivitete nga janari e deri më sot. Si tagër kemi mbi 1000 aktivitete, jam e sigurt se ky numër do tejkalohet. Kemi 8 objektiva kryesore ku përfshihen të gjitha fushat. Të rinjtë krijojnë ekonomi dhe inovacion, ka shume projekte. Kultura merr pjesën më të madhe të aktiviteteve. Janë hapësirat rinore, sportive dhe te shëndetit mendor. Ka shume aktivite që përdorin mesazhe te ndryshme”, thotë Aspasjana Kongo, Koordinatore e Përgjithshme, Tirana EYC 2022.
Në këto aktivitete janë angazhuar të rinj prej moshës 15 vjeç deri në 29 vjeç, shumë prej të cilëve u janë ofruar dhe mundësi punësimi.
“Për punësimim bazohemi në kodin e punës, po punësimet tona kanë qenë mbi moshën 18 vjeç. Mund të angazhohen part time, sikurse dhe me punësim me kontrata më afatgjata me sigurime shoqërore. 157 arstistë të punësuar për ceremoninë e hapjes”, shprehet Aspasjana Kongo, Koordinatore e Përgjithshme, Tirana EYC 2022.
I gjithë muaji gusht do ti dedikohet aktiviteteve për të rinjtë pasi më datë 12 është dhe dita ndërkombëtare e rinisë.
“Në korrik gusht edhe për shkak të verës së nxehtë dita kalon me aktivitete me trajnime, të artit të folurit në publik, lidershipit, nxitja e sipërmarrjes, teknologjia. Mbasditja shoqërohet me aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive. Shumë shpejt do kemi aktivitetin e basketbollit me përfshirjen jo vetëm të Shqipërisë. Kemi garën e kanoes që do bëhet në Pogradec. Do kemi festivalin e rrokut në muajin gusht. Do kemi ne gusht ditën ndërkombëtare të rinisë, aktivitete vetëm për të rinjtë”, shpjegon Kongo.
Top Channel