Begaj President/ OSBE: Institucioni i ngarkuar për ruajtjen e unitetit. Presim bashkëpunim (Mesazhi për Metën)

24/07/2022 18:14

Delegacioni i OSBE në Shqipëri ka uruar presidentin e Republikës, Bajram Begaj pas marrjes së detyrës si kryetar i Shtetit.

“Urimet më të mira për SH.T.Z. Bajram Begaj i cili sot nis mandatin e tij si President i Shqipërisë, institucioni i ngarkuar me përgjegjësinë e madhe për të ruajtur unitetin e popullit. OSBE në Shqipëria pret një bashkëpunim të ngushtë dhe kuptimplotë.” thuhet në mesazhin e urimit.

Një mesazh delegacioni i OSBE në Tiranë ka adresuar edhe për ish presidentin Meta.

“Përshëndesim Presidentin në largim Ilir Meta dhe ekipin e tij dhe u urojmë gjithë të mirat në të ardhmen.” thuhet në mesazh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA