“Kudo neper bote kam shkuar për pushime, por ne Jug të Shqipërisë ndjej aromën e vendit tim!”. Pushuesit fanatikë të Jonit na presin me këto përshtypje në Dhërmi e Jalë.
Kemi hyrë në gjysmën e dytë të korrikut kur nis dhe kulmi i sezonit. Dita është e gjatë dhe moti është i mirë me temperatura ekstreme më të larta se normalisht por në Dhërmi e Jalë afërsia me malin bën të ndjehen me pak.
Mes pushuesve gjejmë shqiptarë vendas dhe nga Kosova por dhe të huaj. Çmimet, na thonë ata, janë rritur kudo.
Post pandemia dhe lufta në Ukrainë ndryshuan gjithçka por vera është e shkurtër dhe pushimet duhen. Pushuesit thonë se nuk duhet besuar çdo gjë që lexohet në rrjete sociale
“Çmimet këtu janë më të lira se në Hollandë. Çmimi që kemi paguar për çadrën është 1500 lekë së bashku ke parkimin e makinës”, tha një turist i huaj.
Sipas kreut të Bashkisë Himarë Jorgo Goro, pushuesit që shkojnë në vijën bregdetare Palasë-Dhërmi-Qeparo e deri në Sarandë gjejnë çdo lloj akomodimi.
Gushti do të sjellë turistë të shumtë siç dhe duket nga kërkesa për prenotime.
Top Channel