Kosova nuk u “shpëton” zjarreve! Flakët përfshijnë veriun e vendit

23/07/2022 18:29

Një zjarr ka shpërthyer sot pasdite në “Luginën e diellit”, në komunën e Zveçanit në Kosovë.

Në pamje shihen vatra zjarri dhe shtëllunga tymi, të cilat po rrezikojnë edhe shtyllat elektrike. Zjarri ka filluar të shpërndahet edhe në drejtim të fshatit Vidimriq.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga ky zjarr. Mësohet se gjatë ditës zjarri ka shpërthyer edhe në malet e fshatit Cërnushë, si pasojë e temperaturave të larta të cilat po mbretërojnë në vend.

Qendra e emergjencës kanë bërë të ditur se ekipet e zjarrfikësve ndodhen në terren dhe janë në organizim të asistencës për dërgimin e ekipeve tjera në lokacionet e nevojshme.

Sipas zyrtarit të kësaj qendre gjendja në zonat përreth Mitrovicës është nën kontroll.

Top Channel