“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman, Thomas Hacker: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
24/11 12:24
Kosova ka regjistruar katër viktima dhe 1.401 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur më 23 korrik Ministria e Shëndetësisë (MSH).
Radio Evropa e Lirë shkruan se rastet e reja dalin pas testimit të 3.716 mostrave apo 37.70 për qind e tyre dolën pozitivë për sëmundjen COVID-19.
Në 24 orët paraprake janë shëruar 1.219 persona, bëri të ditur MSH-ja. Raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 9.408.
Kosova së fundmi po regjistron rritje të rasteve me koronavirus, gjë që ka shtyrë autoritetet të bëjnë thirrje për mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe që qytetarët të vaksinohen kundër koronavirusit.
Top Channel