Angli/ Shqiptarit i del huq tentativa për të grabitur shtëpinë e barit të disa shqiptarëve të tjerë
Një peshkarexhë me 80.000 litra naftë kontrabandë është bllokuar nga policia në Durrës, ndërsa janë shpallur në kërkim administratori, kapiteni dhe mekaniku
Policia ka shpallur në kërkim ekuipazhin e peshkarexhës, përkatësisht administratorin, kapitenin dhe mekanikun e anijes.
Peshkarexha kishte dalë në det pa njoftuar autoritetet dhe kishte fikur pajisjen e sistemit të monitorimit. Policia e Durrësit, pas informacionit të marrë në rrugë operative ka organizuar operacionin ”Diesel” dhe nga veprimet e para hetimore rezulton se anija e peshkimit doli në det, pa njoftuar kapitenerinë dhe Policinë Kufitare, si dhe fikën GSP, me qëllim marrjen e një sasie të madhe nafte dhe futjen e saj kontrabandë.
Tre personat e shpallur në kërkim kishin përshtatur, një depozitë, në peshkarexhë, për naftën e kontrabanduar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore, si dhe kishin ankoruar peshkarexhën pa njoftuar në zonën e ish-kantierit detar në portin e Durrësit.
Peshkarexha së bashku me 80.000 litra naftë të dyshuara të kontrabanduara është sekuestruar aty ku ajo ishte ankoruar, ndërsa u shpallën në kërkim
Alban Malindi 38 vjeç, administrator i peshkarexhës, Flamur Aliu, 65 vjeç, kapiteni i peshkarexhës, dhe Nuri Xheka, 53 vjeç, mekaniku i peshkarexhës, të tre banues në Durrës.
Përveç sektorit të antikrimit ekonomiko-financiar në policinë e Durrësit në veprimet e para hetimore morën pjesë edhe policia kufitare, dega doganore Durrës, Antikontrabanda Detare dhe FSPD Durrës.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës po vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, identifikimin dhe vënien para përgjegjesisë ligore të shtetasve të tjerë të përfshirë.
Top Channel