“Nuk ke për ta marrë kurrë fëmijën”/ Zbulohen kërcënimet që ish-bashkëshorti i bënte Arlinda Zekajt në telefon: Besën e Zotit… 30/10 16:03
Një person ka mbetur vdekur dhe dy të tjerë të plagosur si pasojë e një mosmarrëveshje në fshatin Baks të komunës së Skenderajt.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Fexhrije Pllana.
“Rreth orës 19:40 kemi marrë informacion për një rast për një mosmarrëveshje në fshatin Baks të komunës së Skenderajt, ku si pasojë një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm”, tha ajo duke mos dhënë detaje tjera.
Ndërkohë, sipas burimeve i dyshuari që pretendohet se është fqinjë i viktimës, tanimë është i njohur për policinë.
Top Channel