​Të shtëna me armë në Kosovë! Një i vdekur dhe dy të plagosur Baks të Skenderajt

23/07/2022 21:47

Një person ka mbetur vdekur dhe dy të tjerë të plagosur si pasojë e një mosmarrëveshje në fshatin Baks të komunës së Skenderajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Fexhrije Pllana.

“Rreth orës 19:40 kemi marrë informacion për një rast për një mosmarrëveshje në fshatin Baks të komunës së Skenderajt, ku si pasojë një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm”, tha ajo duke mos dhënë detaje tjera.

Ndërkohë, sipas burimeve i dyshuari që pretendohet se është fqinjë i viktimës, tanimë është i njohur për policinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA