E pyetur për rezolutën që miratoi Kuvendi i Shqipërisë kundër raportit të Dick Martyt, Osmani është shprehur se nuk duhet pritur një përshëndetje speciale sepse rezoluta thotë atë që çdo shqiptar e thotë çdo ditë.
“Kuvendi i Shqipërisë ka shprehur atë që çdo shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri apo kudo qoftë e ka thënë deri sot, që lufta çlirimtare e Kosovës, lufta Çlirimtare e UCK-së nuk mund të zhbëhet nga askush, sepse historinë nuk mund ta ndryshojë askush, pavarësisht përpjekjeve. Kosova asnjëherë nuk ka pasur çfarë të fsheh, sepse Kosova e ka mbrojtur vetveten nga një regjim genocidal i udhëhequr nga Millosheviçi në atë kohë mbetjet e të cilit janë akoma në Serbi, për fat të keq, në kontekst të mentalitetit, po flas.
Prandaj, besoj që ju konfirmimin tonë sa i përket luftës tonë çlirimtare, karakterit çlirimtar të luftës së Kosovës e keni dëgjuar çdo ditë dhe nuk mund të prisni përshëndetje special për një ditë të veçantë sepse qëndrimi ynë për pastërtinë e luftës çlirimtare është i çdo ditshëm, është në çdo veprim tonin është në çdo punë tonën është në çdo frymëmarrje tonën dhe çdo punë që e bëjmë për ta çuar Kosovën përpara në kontekst vendor, të brendshëm apo ndërkombëtar ne e nderojmë secilin shqiptar“, tha Osmani në konferencën për media që kishte me Ilir Metën.
Top Channel