Kongresmeni amerikan, Lee Zeldin i shpëtoi mrekullisht një sulmi me mjet të mprehtë teksa mbante një fjalim gjatë fushatës për guvernator të New Yorkut.
Videoja, e publikuar nga dëshmitarët në rrjetet sociale, tregon një person të paidentifikuar, i veshur me një kapele të zezë bejsbolli, duke iu afruar me shpejtësi në skenë kongresmenit ndërsa ai po mbante fjalim.
Në video, burri mund të dëgjohet duke i përsëritur Zeldi-it “more fund! teksa i ofron dorën me mjetin e prehtë në fytyrë.
Kongresmeni e shtyu atë, përpara se të dy të binin në tokë, ndërsa disa të tjerë u përpoqën të kapnin të dyshuarin.
Një zëdhënëse e ekipit zgjedhor të Zeldin njoftoi në Twitter se i dyshuari u përpoq të godiste me thikë kongresmenin.
Ajo tha gjithashtu se politikani përfundoi fjalimin pas incidentit dhe falënderoi policët që u përgjigjën në kohë.
Policia lokale nuk ka bërë një deklaratë zyrtare në lidhje me këtë incident.
Zeldin është nënkolonel i rezervës së ushtrisë amerikane, i cili ka përfaqësuar Long Island në Kongres që prej vitit 2015, është një aleat i Donald Trumpit dhe ishte në mesin e republikanëve në Kongres që votuan kundër konfirmimit të fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet e vitit 2020.
Top Channel