Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të hidrokarbureve, ku është vendosur ulja e naftës dhe e benzinës.
Duke nisur nga sot në orën 18:00, nafta do të shitet me 226 lekë/litër, 6 lekë më pak se vendimi i fundit me 232 lekë. Benzina do të shitet 211 lekë litri, 5 lekë më lirë sesa ishte dje. Ndërsa çmimi i gazit qëndron i njëjtë, në vlerën e 81 lekëve për një litër.
Njoftimi nga Bordi i Transparencës
Bordi i Transparencës në datë 22 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 226 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 214 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 211 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 199 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 22 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Top Channel