JIM WATSON / Getty Images

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe po e kalon me simptoma të lehta, ndërsa është izoluar në Shtëpinë e Bardhë, sipas BBC.

79-vjeçari është plotësisht i vaksinuar dhe ka marrë dy herë vaksina përforcuese.

Ai do të izolohet në Shtëpinë e Bardhë dhe do të vazhdojë të kryejë të gjitha detyrat e tij, thuhet në një deklaratë.

Presidenti po merr ilaçin antiviral Paxlovid, ndërsa do të marrë pjesë në takime përmes telefonit dhe Zoom-it.

Në përputhje me protokollin e Shtëpisë së Bardhë, presidenti do të vazhdojë të punojë i izoluar derisa të rezultojë negativ, tha  Jean-Pierre.

Zonja e Parë Jill Biden thuhet se ka rezultuar negative ndërsa ishte në Delaware.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA