Kur Organizata Botërore e Shëndetësisë vendosi në maj 2021 të përdorë alfabetin grek për të emërtuar variantet e sars-COv-2, ajo e bëri këtë për arsye thjeshtësie. 

E para ishte Alfa, e dyta Beta, e kështu me radhë (megjithëse OBSH-ja anashkaloi Nu dhe Xi për shkak të potencialit për konfuzion homofonik).

Por që kur Omicron u bë varianti dominues i virusit, shtameve të reja u janë dhënë emra si BA.4, BA.5 dhe BA.2.75. Por pse  asnjërit nuk i është dhënë një emërtim grek?

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) argumenton se, për shkak se asnjë nga nënvariantet nuk rezulton në një sëmundje dukshëm të ndryshme nga Omicron, ato duhet të klasifikohen si “linja nën monitorim” tani për
tani .

Nëse një lloj është shumë i transmetueshëm, shkakton sëmundje të rënda ose shmang testet ose vaksinat, ai do të etiketohet si i tillë.

Kjo e bën atë të pranueshëm për një emërtim të ri grek.

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA