Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një debat në seancën e sotme plenare me ish-kryeministrin Berisha për rezolutën e Kosovës.
Rama tha në fjalën e tij se Berisha nuk i shpëton dot historisë, duke e akuzuar se ka privatizuar Shqipërinë, ka dërguar naftë në Serbi dhe ka shpallur terrorist Hashim Thaçin.
“Historia të del përpara. Ju thotë jeni të padëshirueshëm. Mbaroj historia jote, ik tani! Çoi naftë Millos atje. E bëtë Hashim Thaçin terrorist. Ktheve Shqipërinë në pronë private por të vjen historia përpara. Ja si vjen, si nisi kjo punë. Paska nis nga Kremlini dhe na e paskan votuar këta. Asnjë fjalë për Dick Martyn. Ju jeni gati të shkoni në Këshill të Evropës të thoni shqiptarët janë mafie. Ndërkohë që ju përpiqeni ta shpëtoni, dilni non-grata dhe të padëshirueshëm. Oqeanin e harruan disa, do harroni edhe Gibraltarin, dhe shumë shpejt do harroni dhe Adriatikun, mua më dalin fjalët. Së shpejti vjen gjëja, opa afrohet dhe pastaj vjen këtu. Ju do luftoni për sovranitetin për ta përdorur flamurin e Shqipërisë si leckë si gjethe fiku”, tha Rama.
Edhe pse me mikrofon të fikur, ish-Kryeministri Berisha replikoi me Ramën duke e akuzuar se është hajdut ikonash në Paris dhe e ka nisur karrierën si hajdut ordiner
“Kur ky hallazi 2 metra i gjatë shiste ikona të vjedhura, Kosova mbulohej me gjakun e bijve të saj, kur ky mbahej me ikonat e vjedhura që shiste në Paris”, tha Berisha
Top Channel