Dhjetëra sulme të koordinuara me zjarrvënie tronditin Tajlandën jugore, plagosen të paktën dy persona
Zyrtarët në Indi njoftuan se tetë gepardë të egër janë blerë nga Namibia në përpjekje për riprezantimin e kafshës së hijshme në habitatin e saj të mëparshëm.
Ata shtonin se gepardi i egër, i njohur ndryshe si ‘çita’, kthehet në gusht në pyjet e Indisë pas më shumë se 70 vjetësh.
Kafshët e ardhura nga Namibia do të lëshohen në parkun kombëtar Kuno-Palpur në shtetin qendror indian të Madhya Pradesh.
Megjithse janë një pjesë vitale e ekosostemit të Indisë, gelardët u shpallët të zhdukur nga vendi në 1952 prej gjuetisë ilegale dhe hubjes së habitatit. Ato mund të arrijnë shpejtësi deri në 110 km/orë, që i bën kafshët më të shpejta të tokës.
Vetëm rreth 7,000 gepardë mbeten në botën e egër dhe janë klasifikuar si specie e rrezikuar. Në territorin e Namibisë jeton pjesa më e madhe e tyre.
Zyrtarët indianë kanë nisur punë për rikthimin e species prej vitit 2020, kur gjykata e lartë e Indisë vendosi se gepardët afrikanë mund të rikthehen në vend në vendndodhje të zgjedhura.
Zyrtarët thanë se lëvizja koinçidon me përvjetorin e 75-të të pavarësisë së vendit, teksa gepardët celebrohen si pjesë e trashëgimisë kulturore indiane.
Ministri indinai mjedisit Bhupender Yadav, tha: “Me 75 vjetorin e pavarësisë do të risjellim specien më të shpejtë tokësore në Indi, duke e afruar atë me dinamikat ekologjike të panoramës.
“Gepardi aziatik, i cili më parë gjendej në rajone nga gadishulli arabik deri në Afganistan, është një psecie e rrezikuar që tashmë ekziston vetëm në Iran në numër të vogël. Përpjekjet për ta sjellë atë në Indi dështuan në vitet 1970, prej konflikteve politike”.
Top Channel