Këngëtarja Zaimina Vasjari, e ftuar këtë të mërkurë në “Goca dhe Gra”, ka treguar për mëmësinë dhe kujdesin ndaj dy fëmijëve të saj, vajzës 4-*vjeçe dhe djalit tre muajsh.

Ajo tha se pjesa më e vështirë për të, për të cilën ndihet keq, është kur të gjithë vëmendjen ia japin djalit ndërsa këngëtarja do të kenë të dy të njëjtën vëmendje.

“Goca është katër vjeçe djali tre muajsh. Është një impenjim shumë i madh, është një lodhje shumë e madhe por të japin një kënaqësi të jashtëzakonshme. Dashuria që merr e hedh poshtë atë lodhjen. Mbrëmë kam bërë tre orë gjumë. Lutem në mbrëmje që djali të jetë I qetë, sepse ka edh ai atë rutinën e vet, ajo që duhet ti rrijë në kokë jam unë.

Më e vogël më duket vajza se është bërë xheloze për djalin sesa djali. Ai është në at botën e vet si kukull e vogël. Ndërsa goca është sa për katër. Ndjehem dhe unë keq me thënë të drejtën, se tani që bëra djalin të gjithë më thonë “hë u bëre mam djali?”, me një entuziazëm shumë të madh ndaj meje që jam bërë me djalë, dhe sikur më ikën vëmendja e vajzës. Ndjehesha shumë keq që të gjithë më pyesnin për djalin dhe unë u them” pikë të dobët kam vajzën”, që ti rikujtoj që kam edhe një vajzë.”– u shpreh Zaimina Vasjari.

Top Channel