Vrasja e ish-policit Xhelal Reçi! Video e vrasjes po verifikohet si pjesë e hetimit të krimit së trefishtë në Fushë Krujë

20/07/2022 19:42

Në përpjekje për të gjetur vrasësit e tre të rinjve Briland Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata grupi i hetimit ka hapur një seri ngjarjesh të ndodhura katër vitet e fundit, midis tyre edhe ekzekutimin e  ish-policit Xhelal Reçi, i vrarë nëntorin e 2021.

Një kamera sigurie që ju vendos TCH exclusivisht tregohen momentet e fundit të të ndjerit pranë të cilit afrohet një automjet Toyota, prej të cilës zbret vrasësi i cili e qëllon për vdekje 60-vjeçarin. Për këtë atentat gjatë hetimit paraprak policia lokale hapi disa pista midis tyre edhe ajo e një plagosjeje në dem të një të riu që është kushëri me Briland Martinaj, por pavarësisht dyshimeve atentati i Laçit mbeti mister.

Por sikurse ky atentat i trefishtë i ndodhur në një rrugë kombëtare edhe atentate të tjera të karakterit mafioz vijojnë të mbeten të pazbardhura dhe pa autorë në qeli. Pavarësisht pistave të para dhe dyshimeve paraprake, policia vijon të shpresojë se do gjejë prova e më tej autorët.

Policia deklaron se është në pritje të disa provave të gjetura në mjetin autorëve të cilët mbas masakrës i vunë flakën duke braktisur edhe kallashnikovët prej të cilëve shtinë 31 plumba.

Dhe pavarësisht hakmarrjes së grupeve kriminale që vazhdojnë të marrin hak ndaj njëra-tjetrës me automjete të vjedhura dhe më tej me automjete që digjen duke lëne aty kallashnikove, edhe prokuroria e Lezhës dhe e Krujës nuk janë ende në gjendje të thonë nëse për krimet që ndodhen në këtë perimetër do t’i kalojnë për kompetence SPAK që gjithashtu ka kompetence të hetojë krimin e organizuar në vend.

 

 

Top Channel