Për herë të parë pas gjashtë vitesh, këngëtari Rigels Rajku hyri këtë të mërkurë në ambientet e Top Albania Radio, për të dhënë një intervistë ekskluzive në “Wake Up”.

Së pari, këngëtari foli për komentet e bëra ndaj Ledion Liços në vitin 2016, pasi u largua papritur nga Top Awards.

Ai tha se pajtimi me Ledion Liçon duhet të kishte ndodhur më shpejt, por nuk ka patur kohë të reflektojë, ndërsa shton se “ndikon dhe mosha”.

“Të gjithë e dinë që Top Channel është nëna e shumë artistëve, skena e parë që kam shkelur ka qenë në Top Fest. Nuk do të merrem kush e ka fajin më, dua të hapim një epokë të re.

Mund të kishte ndodhur dhe më shpejt ky pajtim, po angazhimi i tepërt nuk më ka dhënë kohë as të reflektoj, udhëtimet e shpeshta jashtë shtetit. Mund të jem tre ditë në Shqipëri dhe më pas jam me koncerte jashtë shtetit.

Nuk kam pasur mundësi të flas me Ledionin, e kam menduar, nuk kam qenë asnjëherë kundër të pajtoheshim. Mund të ishte më ndryshe, por në nerva e sipër nuk e kontrollova dot veten”.

I pyetur për komentet homofobe ndaj Liços, Noizy sqaron se ishin deklarata të thëna në nerva e sipër.

“Nuk ka lidhje fare, ishte në nerva e sipër, nuk ka lidhje fare me homofobinë.

Mami më ka thënë të numëroj deri në 10 kur jam me nerva. Unë mundohem, do e ve në praktikë këtë gjë. Kur më del jashtë fjalës, unë tjetërsohem. Por ideja është që duhet të kesh durim, mos t’i kthehesh njerëzve kur je me nerva”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA