Këngëtarja shqiptare Zajmina Vasjari e ftuar në “Goca dhe Gra” ka rrëfyer se ku merr më shumë përfitime financiare në muzikë apo arkitekturë.

Ajo u shpreh se më shumë përfitime ka arkitektura se sa muzika, profesion që nuk ka nevojë për shumë promovim.

Armina: Kemi ndonjë shtëpi apo pallat që do të bësh me punën e arkitekturës apo do të bësh ndonjë këngë.

Zajmina: Në punën e arkitekturës nuk janë gjërat si muzika qe duan shumë reklamë, që duhen ato klikimet e Youtube, punohet pa bërë shumë zhurmë, flet vetë puna. Unë kam punuar gjatë kësaj kohe me projekte, por të thashë që është një gjë shumë jo më e ekspozuar.

Fatma: Më kollaj bëhet një pallat apo një këngë?

Zajmina: Jo sigurisht që jo, po them që kënga ka komplet gjë tjetër.

Dalina: Po lekë ku merr më shumë?

Zajmina: Edhe kjo pjesë prapë diferencohet, tek pallati sigurisht, por pallat s’kemi bërë akoma.

Top Channel