10 mijë rrënjë kanabisi të mbjella mes misrit në Fier, policia shoqëron banorët e fshatit për t’i marrë në pyetje

20/07/2022 13:01

Rreth 10 mijë rrënjë kanabis sativa janë gjetur e janë sekuestruar nga policia Fier në mesditën e kësaj të mërkure.

Sasia e bimëve narkotike është kapur në parcela në fund të fshatit Mujalli pranë shtratit të lumit Seman, pohojnë burime kofidenciale nga policia e Fierit.

Ende nuk dihet emri i pronarit të parcelës apo i bimëve narkotike të mbjella sikurse nuk dihet as nëse ka person të ndaluar deri në këto momente. Ndërkohë, policia ka shoqëruar disa persona të fshatit për t’i marrë në pyetje.

Sasia e bimëve narkotike të dyshuar si kanabis sativa janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale, ndërsa operacioni policor vazhdon.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA