Shifra alarmante janë regjistruar në Itali gjatë ditëve të fundit, ku gjatë 24 orëve kanë rezultuar të infektuar me COVID 120.683 qytetarë nga 519.284 tampone.
Një ditë më parë ishin 31.204 të infektuar nga 135.642 teste. Sot në Itali është regjistruar shifra më e lartë e të vdekurve që nga 8 marsi, 176 të vdekur, sipas Tgcom24.
Në spitale janë shtruar 127 persona gjatë 24 orëve të fundit, kurse të shëruar janë 122.381. Norma e pozitivitetit në vend u rrit në 23.2.
Aktualisht janë 1,452,941 persona pozitivë me Covid në Itali. Qytetarët e infektuar që nga fillimi i pandemisë janë 20.299.013, ndërsa totali i vdekjeve ka shkuar në 170.213.
Në përgjithësi, dozat e vaksinave të administruara deri tani janë 138,865,340.
Top Channel