Nis konferenca e parë ndërqeveritare në Bruksel: Shqipëria duhet të zbatojë të gjitha reformat, për një mbyllje të suksesshme

19/07/2022 12:02

Në Bruksel ka nisur konferenca e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Në fjalën e tij Jan Lipavský, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, vlerësoi së Shqipëria mbështet politikën e jashtme të BE, ndërsa bëri me dije hapat në të cilat duhet të kalojë procesi i negociatave për hapjen e kapitujve për anëtarësimin në BE.

“Mirëpresim vendosmërinë e Shqipërisë për kryerjen e reformave, është partner i ngushtë i BE dhe pjesë e MSA. MSA është në zbatim prej 2009 dhe është bazë e bashkëpunimit në shumë fusha. Të mirat për të dyja palët janë të qarta, në biznes apo investimet e huaja. Udhëtimi drejt BE është bërë më i lirë. Pas tërmetit BE mori një rol udhëheqës sa I takon rindërtimit. Shqipëria mori pjesë në një sërë programesh. Shqipëria është një vëzhguese për të drejtat themelore të njeriut. Solidariteti u demostrua edhe gjatë pandemisë, ku BE qëndroi pranë Shqipërisë.

Shqipëria ka ofruar staf mjekësor, agresioni rus ka ndikim të madh, BE dhe Ballkani janë bërë bashkë në mbështetje të Ukrainës. Mirëpresim përputhshmërinë e Shqipërisë me politikën e jashtme.

Këshilli mirëpriti vendosmërinë e Shqipërisë për të cua para axhendën dhe ka dhënë efekte të prekshme. Këshilli mbetet I zotuar për të cuar përpara procesin e zgjerimit, që procesi të jetë më i besueshëm më dinamik. Mbështetur mbi kriteret, BE i vendos shumë vëmendje zotimit të angazhimeve. Secili vend vlerësohet vec dhe sipas meritave. Këshilli miratoi më 18 qershor 2022 kuadrin e përgjithshëm si edhe konkluzione të tjera. Shqipëria duhet të zbatojë të gjitha reformat në fushën e zbatimit të ligjit, në gjyqësor, reformën në administratën publike si edhe kriteret ekonomike. Grupet përkatëse do të jenë baza e negociatave.

Raportimet do të japin udhëzim të qartë për detyrat që duhet të kryhen. Shqipëria ka adresuar 5 prioritet kryesore. Këshilli apelon Shqipërinë të cojë më tej progresin e arritur. Zgjerimi i kapaciteteve gjyqësore dhe administrative është pjesë e grupeve. Shqipëria duhet të vijojë të angazhohet në bashkëpunimin rajonal. Mirëpresim faktin që Shqipëria është në përputhshmëri të plotë me politikat e BE dhe urojmë të vijoni kështu. Do të mbetet në dorë të vendeve të BE për të vlerësuar nëse janë përmbushur kushtet më pas. Negociatat do të jenë strikte dhe rigoroze, shpresojmë të arrijmë në mbyllje të suksesshme. Mezi presim t’ju kemi si anëtar me të drejta të plota.” -u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA