Majmuni thuajse ‘i jep flokët në dorë’ vizitores që e ngacmonte në kopshtin zoologjik (fotot)

19/07/2022 19:11

Një vajzë e re thuajse mbeti pa flokë pas provokimeve ndaj një majmuni të kopshtit zoologjik, i cili e kapi mizorisht dhe nuk e lëshonte duke tmerruar të pranishmit.

Pamjet thuajse ‘horror’ të postuara në rrjetin TikTok tregojnë majmunin primat që zgjat krahun e tij përtej rrjetës së telit dhe kaq flokët e vajzës në kopshtin zoologjik në Meksikë.

Majmuni i irrituar e mban me të gjithë forcën nga flokët derisa me ndihmën e vizitorëve të tjerë vajza arrin të lirohet.

Disa nga komentuesit në rrjet thonin se ajo ishte me fat që nuk përfundoi “me lëkurën e kokës të rrjepur”.

Shikuesit e videos thonin se majmuni ngjante me një “majmun merimangë” që e kanë origjinën nga Meksika e Brazili.

Turistët paralajmërohen nga stafi dhe tabelat të mos prekin ose provokojnë kafshët e kopshtit zoloogjik.

Në disa raste të tjera turistët janë kafshuar për vdekje prej tyre.

Në një prej rasteve, një i ri thuajse theu këmbën kur ia kali një urrangutang të cilin po provokonte.

Ndërsa majmunët merimangë raportohet se jetojnë në tufa të mëdha prej më shumë se 20-25 ekzemplarësh.

Majmunët njihen që kanë sulmuar dhe pa shkak njerëzit e madje kanë rrëmbyer bebe prej tyre.

FOTO GALERI
1/8
Një vajzë e re thuajse mbeti pa flokë pas provokimeve ndaj një majmuni të kopshtit zoologjik

Top Channel