Momentet e tmerrit kur urangutangu në kafaz kap nga këmba vizitorin pa e lëshuar (video-foto)

09/06/2022 15:21

Në pamje shihen momentet kur një orangutang i jep një mësim të mirë një adoleshenti që u afrua më shumë se ç’duhet te kafazi i tij ‘i vuajtjes’ në kopshtin zoologjik në Indonezi.

19 vjeçari Hasan Arifin u afrua pranë hekurave të kafazit në kopshtin zoologjik të Kasang Kulim për të parë majmunin Tina që zakonisht dukej miqësor dhe nisi të filmonte veten duke kërcyer para saj.

Punonjësit e kopshtit zoologjik Riau Saura kishin paralajmëruar më parë Hasan të mos provokonte kafshën e mbyllur që shkaktoi më parë incidentin në provincën indoneziane të Riau dy ditë më parë.

Në fillim të videos Hasan shihet që i afrohet gardhit të hekurt plot vetëbesim por tmerrohet kur Tina e kap atë nga rrobat dhe më pas e tmerron duke e mbajtur nga këmba.

Ai uleret për ndihmë teksa orangutangu pa shumë probleme e tërheq pranë vetes, teksa një mik i djalit vjen për ta ndihmuar.

Tina është tepër e fuqishme për dy djemtë duke i tërhequr ata pranë hekurave.

Por teksa adoleshentët nisin të çlirohen nga kapja e kafshës Tina afron gojën duke tentuar të kafshojë këmbën e të kapurit, para se ai më në fund të largohet.

Një punonjës i kopshtit zoologjik tha për mediat: “Incidenti ndodhi të hënën (6 qershor), kur vizitori kaloi ndarjen për t’u afruar te kafazi i urangutangut për të bërë video pa lejen e kujdestarëve”.

Hasan ka kërkuar ndjesë për veprimet e tij, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
1/2
Në fillim të videos Hasan shihet që i afrohet gardhit të hekurt plot vetëbesim por tmerrohet kur Tina e kap atë nga rrobat

Top Channel