Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Europian, Joseph Borrell tha sot në Konferencën Ndërqeveritare se me Shqipërinë BE-ja bëhet më e plotë.
Teksa vlerësoi arritjet dhe përpjekjet e Shqipërisë për në rrugën e BE-së, Borrel tha se në këtë fazë të re të çeljes së negociatave, vendi do të ketë më shumë avantazhe në përmbushjen e reformave që të jetë më pranë unionit.
Borrell tha se edhe Bashkimi Euopian ka nevojë për Shqipërinë që të plotësojë kuadrin e saj dhe për të të qenë ‘më të fortë bashkë’.
“Sot shënohet një arritje e madhe dhe rezultati i shumë viteve punë. Duke nisur negociatat Shqipëria do bëhet anëtare dhe BE po merr një hap të rëndësishëm në plotësimin e vet. Ky është një moment që po tregohet rëndësia e Ballkanit Perëndimor. Në këtë fazë të re, Shqipëria do ketë avantazhet për të shpëtuar reformat sa më afër Bashkimit Evropian, duke e pasuruar standardin e BE-së dhe risjellë përfitime për shoqërinë shqiptare. Harmonizimi juaj me politikat dhe BE-së, ashtu sikurse puna juaj dhe bashkëpunimi, reflekton drejtimin e duhur. Kjo vjen edhe më një çmim të lartë dhe pjesë e këtij çmimi është se jeni pjesë e listës së disa vendeve të padëshirueshme. Siç e e kemi thënë, keni harmonizimin 100% me politikat e BE-së. Është një politikë që vlerësohet nga ne dhe marrëdhëniet tona nuk janë transaksione interesi, por qëllimet që kemi. Shqipëria do të mbështet e nga BE për të ngritur qëndrueshmërinë e vet në proceset që janë pjesë e agresionit rus. E dimë sa e vështirë ka qenë për ju zoti Kryeministër. Disa ditë më parë qeveria shqiptare u shenjtëruar nga një sulm kibernetik. Pamë një veprim për tu përballur me këtë rrezik. Shqipëria ka qenë një zë moderues në një rajon të kompleksuar duke ndihmuar edhe në dialogun Beograd-Prishtinë. Ka dhënë një shenjë për fqinjësinë e mirë. Mezor pres të vazhdoj të punoj mbi rrugën tonë europiane, ne kemi nevojë për Shqipërinë, që të plotësojmë kuadrin e BE. Jemi më të fortë bashkë”-ishte fjala e Borrell në Konferencën e parë ndërqeveritare.
Shqipëria nisi sot syrtarisht bisedimet zyrtare në tryezë me Bashkimin Europian, ditë kjo historike pas 16 viteve nga firmosja e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, ku nisi rrugëtimin drejt BE-së dhe 8 viteve nga marrja e statusit të vendit kandidat.
Top Channel