Ish-ambasadori i Shqipërisë në BE, Luigi Soreca ka uruar Shqipërinë për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare me tryezën e Bashkimit Europian.

Në një reagim në Twitter, Soreca e quan moment historik ditën e sotme për Shqipërinë, e cila është në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Sot është një moment historik për Shqipërinë dhe për BE! Më në fund ka ardhur koha që Shqipëria të ecë përpara në rrugën e saj drejt bërjes një Shtet Anëtar i BE-së. Shumë të lumtur për të gjithë njerëzit në Shqipëri dhe miqtë që e shohin Europën si destinacionin e tyre natyror. E ardhmja është së bashku!”- shkruan Soreca në Twitter.

Shqipëria nis sot bisedimet zyrtare në tryezë me Bashkimin Europian, ditë kjo historike pas 16 viteve nga firmosja e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, ku nisi rrugëtimin drejt BE-së dhe 8 viteve nga marrja e statusit të vendit kandidat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA