Rikthehet “El Clasico”, Lewandowski risjell vëmendjen në La Liga

18/07/2022 21:58

Barcelona “triumfoi” në merkato, duke zyrtarizuar në skuadër sulmuesin, Robert Lewandowski.

Transformimi i Barcelonës, a do të rikthejë përsëri vëmendjen te “El Clasico”?

Statistika, numrat dhe historia tregojnë se po dhe pritet të jetë një vit shumë interesant në Spanjë.

Verën e vitit 2018, kohë kur Cristiano Ronaldo u largua, derbi Barcelona-Real Madrid, u zbeh ndjeshëm, aq më shumë kur 12 muaj më parë, kjo përballje humbi edhe Leo Messi-n.

Tani, sot, Barcelona krenohet me dyshen Lewandoski – Aubameyang, ish-shok skuadre te Borussia Dortmund, ndërsa madrilenët disponojnë një sulm gati-gati perfekt me Vinicius Jr-Benzema. Nuk janë thjeshtë emra, lojtarë apo sulmues, pasi të katërt së bashku “peshojnë” 1005 gola në rang klubesh gjatë karrierës së tyre. (Lewandowski 344, Benzema 323, Aubameyang 301, Vinicius Jr. 37)

Statistika të thjeshta, por na mjaftojnë për të menduar se çfarë na pret këtë sezon në elitën e futbollit spanjoll, por edhe në arenën europiane.

“El Clasico” pritet të jetë përsëri kryefjala e sezonit në Spanjë, por jo vetëm. Shumë gola, cilësi, por edhe klas, me të dyja skuadrat që do t’i rikthejnë Spanjës dhe “botës” sharmin e munguar në ndeshjet e fundit, për të eklipsuar përsëri të gjithë me një nga ndeshjet më të veçanta dhe më interesante në historinë e futbollit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA